Durrës, shisnin drogë me biçikleta duke “shëtitur”

437
Sigal

Tre persona janë
arrestuar nga policia e Durrësit dhe tre të tjerë po ndiqen penalisht në
gjendje të lirë pas një operacioni të koduar “Çiklisti”. Ata kishin gjetur një
metodë për të mos rënë në sy për shpërndarjen e lëndëve narkotike përdorur
kryesisht biçikleta, ku edhe fshihnin drogën. Sipas policisë, të arrestuarit,
dozat e lëndëve narkotike, kokainën dhe kanabisin e fshihnin në një pjesë të
biçikletës (pjesën e pasme) dhe më pas i shpërndanin. Në informacionin e policisë, thuhet: “Mjeti që
përdornin, ishte biçikleta ose motor me qëllim që të mos identifikoheshin”.

Në pranga përfunduan Florian Likmeta, 41 vjeç, Detara Rama, 24 vjeç dhe Erti
Bllaca, 31 vjeç, banues në Durrës. Policia sqaroi se po ndje penalisht në
gjendje të lirë shtetasit S.Zh. 23 vjeç, E.M. 22 vjeç, banues në Durrës, si dhe
G.R. 20 vjeç, banues në Tiranë. Konkretisht, janë sekuestruar këto sasi lëndësh
narkotike, biçikleta e kartmonedha: Afro 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar e
llojit “Kokainë”, afro 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis
Sattiva”, 1 thikë, 1 kaçavidë brenda së cilës vendosnin lëndën narkotike, një
biçikletë, vlerë lekësh e dollarësh dhe aparate telefoni celular. Policia
sqaron, se shtetasi F. Likmeta ka qenë i arrestuar në vitin 2014, po për të
njëjtën vepër penale (shpërndarës kokaine) dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në
lirim me kusht. Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për
veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve”dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të
ftohta”.