Durrës, sherr mes të rinjve, plagoset me armë zjarri njëri prej tyre

419
Një konflikt mes disa të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, duke lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit.
Sipas dëshmitarëve okulare të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë një pike servisi, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë. Si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej të rinjve i cili është dërguar më urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për këtë konflikt, si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sigal