Durrës, sekuestrohet kanabis; në pranga dy persona

471
Policia e Durrësit arrestoi dy persona të cilëve iu gjetën disa doza kanabisi. Gjatë shoqërimit në polici, të arrestuarit kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë. Në pranga u vunë 25-vjeçari Jurigert Pëllumbi dhe24-vjeçari Arjonit Zoku, të dy banues në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale disa doza kanabis. Shtetasit e mësipërm, gjatë shoqërimit për në polici, kanë kundërshtuar dhe kanë goditur punonjësit e policisë.
Sigal