Durrës, sekuestrohet 2.5 kg kanabis, arrestohen dy persona

480
Policia e Durrësit ka sekuestruar 2.5 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis dhe ka arrestuar dy persona. Në pranga kanë rënë Fatmir Yzeiraj 47 vjeç dhe Florand Sinanaj 35 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Nr.13 në Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin e shtetasit Fatmir Yzeiraj, ku ishte edhe shtetasi Florand Sinanaj i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 kg e 495 gramë hashash.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë AA634JM, në pronësi të shtetasit Florand Sinanaj, i’u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5 gramë lëndë narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal