Durrës, sekuestrohen 64 kg kanabis në det

427
Policia kufitare e Durrësit dhe Guarda Di Finanza Italiane kanë gjetur në det një sasi prej 64.5 kilogramë kanabis sativa. Lënda narkotike u gjet në zonën e Kallmit në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal.
Sigal