Durrës: Sekuestrohen 255 kg “Cannabis Sattiva”, arrestohet shtetasi D.Kollovi

639
Sigal

Gazeta Telegraf/


Durrës,vijon puna për goditjen e
trafikut të lëndëve narkotike.


Sekuestrohen 255 kg lëndë e dyshuar”Cannabis
Sattiva”. 

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në
kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në
Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës së pandërprerë për
kontrollin e territorit dhe parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike,
kanë goditur një tjetër rast, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të
shtetasit:

 

• Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe
banues më Vlorë.

 

Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë 30.09.2016, rreth orës 22:00 është marrë njoftim
se nje mjet i dyshimtë po lëviz në zonën nga Gjiri Lalzit – Kepi Rodonit.

Menjëherë pas këtij njoftimi është organizuar puna dhe në
afërsi të Gjirit të Lalzit  është konstatuar automjeti tip Iveco me targa
AA 912 GN me drejtues shtetasin e arrestuar dhe pronësi shtetasin F.M.

Automjeti është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore
të Policisë për kontroll të imtësishëm.

 

Nga kqyrja që i’u bë këtij automjeti
nga ana e Specialistëve për Narkotikët   në pjesën midis karrocerisë
dhe kabinës është konstatuar një vend i fshehtë I përshtatur, ku në këtë
hapësirë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

 

•  119 pako të mbështjella me
celefon transparent në total me peshë 255 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit
Cannabis Sattiva.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e
shtetasit:

 

• F.M. 33 vjeç, banues në Vlorë.

 

Shtetasi i mësipërm, dyshohet se ka
përdorur automjetin e tij me targa AA 912 GN për transportimin e lëndës
narkotike nga qyteti i Vlorës për në Gjirin e Lalëzit me qëllim më pas
transportimin e po kësaj sasie lënde narkotike me mjet lundrimi nga Shqipëria
për në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Tiranë  për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i
lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”parashikuar në nenin 283/a/2 të
Kodit Penal.