Durrës, sekuestrohen 1056 litra gazoil kontrabandë, arrestohet 51-vjeçari

390
Policia e Durrësit ka sekuestruar 1056 litra lëndë djegëse gazoil, ndërsa ka arrestuar 51 vjeçarin Rifat Hoxha me akuzën e tregtimit të mallrave kontrabandë. “Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë, pas një hetimi 1-mujor të specializuar dhe intensiv, kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Gomisti”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Rifat Hoxha 51 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 16.02.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa DR 1039 F tip”Mazda” si edhe në garazhin e tij, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provave materiale rreth 1056 litra lëndë djegëse, gasoil,automjeti me targa DR 1039 F, tip”Mazda” dhe një telefon i markës”Nokia”, thuhet në njoftimin e policisë. Hoxha nuk dispononte faturë blerje- shitje dhe leje për të ushtruar aktivitetin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë”dhe”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”
Sigal