Durrës, sekuestrohen 1.2 kg kokainë në portin e Durrësit

410
1.2 kg kokainë është sekuestruar nga policia e Durrësit, teksa ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të drogës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga edhe poseduesi i drogës. Gentian Lulja, 36 vjeç nga Tirana është arrestuar në portin e Durrësit. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit të tij tip Skoda, me targë AA 529 NJ, poshtë levës së marshit, iu gjet dhe iu sekuestrua sasia e lëndës narkotike.
Sigal