Durrës, rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 2 peshkatarë

448
Dy peshkatarë kanë rrezikuar të mbyteshin si pasojë e motit të keq por janë shpëtuar nga policia kufitare. Mësohet se mbasditen e djeshme është marrë njoftim nga Salla Operative e DRKM Durrës se në zonën e “Porto Romanos” se 2 persona ishin në rrezik mbytje në det me një mjet lundrues pa motorr tip “Pedalon”.
“Menjëherë me marrjen e këtij informacioni janë organizuar shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Durrës me mjet lundrues nga deti dhe shërbimi patrullë nga toka. Është bërë lokalizimi i zonës ku ndodheshin personat në zonën e Porto Romanos dhe iu dha ndihmë 2 personave.
Pasi janë nxjerrë nga deti, peshkatarët menjëherë janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për shkak të gjendjes shëndetësore të tyre” informon policia e Durrësit
Dy personat kanë marrë ndihmën e nevojshme mjeksore dhe s’kanë probleme për jetën.
Sigal