Durrës, plagosje në mes të qytetit, arrestohet autori

467
Agjentë të krimeve në Durrës arrestuan këtë të premte shtetasin Gazmend Peposhi, pasi pak më parë kishte plagosur një person me armë zjarri.Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit, me 28-vjeçarin Peposhi që qëlloi me pistoletë 25-vjeçarin me inicialet R.Gj. Më pas, nën kërcënimin e armës autori i mori automjetin një shtetasi dhe u largua nga vendngjarja. Por uniformat blu të Durrësit, pas hetimeve të shpejta paraprake bënë të mundur identifikimin e tij dhe kapjen e tij në Kamëz, ku sekuestruan edhe armën e krimit. 
Gjithashtu, agjentët e krimeve gjetën dhe automjetin me të cilin 28-vjeçari ishte arratisur, tip “Audi” me targë “AA 915 AG”. Përveç armës së krimit, tip “Grizzly”, blutë e Durrësit gjetën edhe një krehër me 7 fishekë, i cili përfundoi gjithashtu nën sekuestro. Materialet e mbledhura i kaluan tashmë prokurorisë së rrethit, ndërkohë që i plagosur ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Sigal