Durrës, plagoset me thikë 16-vjeçari ngjarja jashtë ambientit të shkollës

442
Sigal

DURRËS – Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur sot në afërsi të shkollës së mesme “Naim Frashëri”. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë në shpinë, 16-vjecari me iniciale M.B, banues në lagjen 17 të Durrësit. Mësohet se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës.
 
Policia e Durrësit vetëm pak minuta më pas arrin të identifikojë dhe arrestojë autorin e plagosjes së 16 vjecarit, i cili është Mariglen Malçi 19 vjec banues në Durrës.
 
Bëhet e ditur se autori i plagosjes nuk është nxënës i shkollës “Naim Frashëri”. Autori para uniformave blu shpjegon se konflikti ka ndodhur pasi 16-vjeçari M.B i ka ngacmuar kushëririn dhe ai ka shkuar pranë shkollës për ta mbrojtur atë.