Durrës, plagosen nënë e bijë

490
Nënë e bijë kanë mbetur të lënduara nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 të ditës së djeshme në Durrës. Nënë e bijë, 40 dhe 17 vjeç janë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit, e më tej në QSUT në Tiranë në repartin e djegieve. 
Nga aty raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. 
Policia e Durrësit thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Sigal