Durrës, përplasje me armë zjarri në qendër të qytetit, arrestohet agresori

430
Përplasje me armë zjarri në qendër të qytetit të Durrësit, në bulevardin “Durrahu”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Fatmirësisht nga të shtënat e armëve nuk ka pasur të plagosur. Sakaq, nuk dihet ende identiteti i këtyre personave. Sapo u njoftua për rastin, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur arrestimin e personit që qëlloi më armë.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sherrit mes dy të rinjve.
Sigal