Durrës, ndërron jetë i moshuari, arrest kardiak pasi hyri në det

449
Sigal

Një 70-vjecar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se i moshuari, ende i paidentifikuar është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë ,ai është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, por ka ndërruar jetë. Dyshohet se 70-vjecari, ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2019,rreth orës 14:07, në lagjen nr.13,Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë ,ai është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, por ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.