Durrës, ndalohet në port kamioni me 457 kg kanabis

454
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Doganën që mbikqyr sistemin e skanerit, kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Në Portin e Durrësit janë sekuestruar 457 kg kanabis sativa dhe është arrestuar në flagrancë një shtetas. Në pranga është vënë Robert Resuli, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Vlorë. Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi të premten, në vijën e dytë të portit, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me targa AA 283 MZ, në brendësi të ngarkesës me aksesorë mobiliesh iu gjetën rreth 457 kg kanabis.
Sigal