Durrës/ Mbytet në det një pushues nga Kosova

447
Sigal

Një tjetër viktimë është shënuar në plazhin e Durrësit. Mësohet se një pushues nga Kosova është mbytur tek Shkëmbi i Kavajës pasditen e sotme. Nga të dhënat e para, bëhet me dije se 50 vjecari ka humbur jetën teksa ishte duke u larë në ujërat e Adriatikut.

Pushuesit kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por 50 vjecari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit. Trupi i viktimës është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Polica ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se 50 vjecari mund të ketë pësuar infarkt teksa ishte duke u larë.