Durrës, makina përplaset me murin e një oborri, vdes 27-vjeçarja

510
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Durrës. Një makinë tip Citroen është përplasur me murin e një oborri, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit, M. F., 27 vjeç. Ngjarja është shënuar në aksin Gjiri i Lalëzit-Maminas, ku ka mbetur i plagosur dhe një person. Sipas policisë, personi i plagosur, pasagjeri A. I., 30 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. 
Sigal