Durrës, lirohet 11-vjeçarja që mbahej peng nga i sëmuri mendor

542
Policia e Durrësit ka liruar një vajzë 11-vjeçare e cila mbahej peng nga kushëriri i saj 56-vjeçar me të meta mendore. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Xhafzotaj dhe kanë qenë prindërit ata që kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shkuar në besën e 56-vjeçarit dhe ka nxjerrë prej andej të miturën, e cila nuk ka pasur probleme shëndetësore. Mësohet se 56-vjeçari nuk është vetëdorëzuar, pasi policia arriti të nxjerrë nga banesa 11-vjeçaren. Ai ndodhet akoma në banesë dhe pritet që në vendngjarje të vijë grupi i negociatorëve të RENEA-s, pasi dyshohet se i dyshuari është i armatosur.
Sigal