Durrës, kush është biznesmeni me precedentë që iu sekuestrua pasuria 2 mln euro (EMRI)

652
Të tjera detaje dalin në dritë nga operacioni i sekuestrimit të një pasuri me vlerë 2 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj deklaroi për ‘BalkanWeb’ se pasuria në fjalë i përket shtetasit Sajmir Tusha. Ky i fundit mësohet se është biznesmen dhe se operon në fushën e ndërtimit në zonën e Golemit.
46-vjeçari ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Janë sekuestruar:
• 25 000 m2 tokë arë;
• 10 100 m2 pemëtore;
• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.
Sigal