Durrës, kërkohet ekstradimi në Itali i baronit të drogës, Alket Hatiajt

554
Sot është zhvilluar seanca gjyqësore e 15-të për Alket Hatiajn, i ashtuquajturi “baroni i drogës”, ku organi i akuzës kërkon ekstradimin e tij drejt Italisë.
Prokurori Kujtim Basha tha se Hatiaj akuzohet për trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe Gjykata për Krimet e Rënda nuk i ka gjykuar të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj të pandehurit. Por prokuroria i qëndron kërkesës për ekstradim të Alket Hatiajt në Itali, sipas Durreslajme.
Ndërkaq, avokati mbrojtës tha se gjykata e Milanos dhe e Krimeve të Rënda ia kanë dhënë dënimin dhe ai e ka shlyer për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 16 vjet dhe ka kryer 10 vjet e 8 muaj me pranimin e gjykimit të shkurtuar.
“E ka kryer dënimin, janë njehsuar vendimi i gjykatës së Milanos me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Nuk mund të dënohet 2 herë për të njëjtën vepër. Kërkoj refuzimin e kërkesës për ekstradim”, është shprehur pala mbrojtësë në gjyq. Gjykata do ta shpallë vendimin në datën 5 mars 2018.
Sigal