Durrës, kërcënon me armë 19 vjeçaren, shpallet në kërkim 26 vjeçari

661
Njohja në rrjetet sociale ka bërë që dy të rinj të konfrontohen deri në përdorimine armëve të zjarrit. Mësohet se 19 vjecarja me iniciale A.V banore në kullë të Durrësit, kishte kontakte të vazhdueshme nëpërmjet rrjeteve sociale me 26 vjecarin I.A. banor në fshatin Kucok.
26 vjecari i kërkuar që të takohen përballë dhe ka zbuluar vendndodhjen e vajzës, duke i shkuar tek shtëpia e saj. Mësohet se vajza ka refuzuar të dalë dhe 26 vjecari ka qëlluar me armë në ajër.
Polcia njofton se “ u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.A, vjeç 26 banues në fshatin Koçuk, pasi dyshohet se në datë 22.01.2018, në fshatin Kullë, në banesë, ka kanosur shtetasen A.V, 19 vjeçe. Dyshohet se pasi është larguar nga banesa, ka qëlluar me armë në ajër.
Sigal