Durrës, kapen 20 kg “Cokollatë” 3 në parnga, droga drejt Italisë

466
Sigal

Plot 20 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë “Cokollate” është sekuestruar nga policia e Durrësit.

Në një operacion të koduar “Skorpion” efektivat e Sektorit kundër narkotikeve bllokuan lëndën narkotike me një vlerë prej 50.000 Euro.

Në pranga kanë përfunduar Xhemal Krasniqi, 20 vjeç, lindur banues ne Qerret te Kavajës, Elez Krasniqi 32 vjeç si dhe Jurgen Nushi 19 vjeç banues ne Durrës.

Lenda Narkotike ishte përgatitur për tu trafikuar drejt Italisë. Ndër te tjera përveç lëndës narkotike këtyre shtetasve iu sekuestruan edhe 150 fishekë automatiku model 56.