Durrës/ Identifikohet trupi i gjetur pajetë

470
Sigal

Është identifikuar trupi i pajetë i një femre që u gjet e mbytur në zonën e ‘Pistës së Kosovarëve’ më Durrës.

‘Në lidhje me njoftimin për gjetjen e një shtetasaje të mbytur, ju informoj që sapo u identifikua. A. Sh .44 vjeçe, banuese në Shijak.

Vuante nga probleme depresive’.

Sipas policisë së Durrësit trupi i pajetë u gjet paraditen e sotme. Nga hetimet nuk ka shenja dhune.

Dyshimet janë që kemi të bëjmë me një vetëvrasje.