Durrës, i shpërthen makina në mes të rrugës, shoferi i dehur grusht policit

394
Një 35-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka goditur me grusht punonjësit e policisë. Pasditen e 25 shtatorit, Flori Mullaj banues në Sukth të Durrësit ka qenë duke i dhënë makinës me frena dore. Në një moment makina ka shpërthyer. I alarmuar dhe nën efektin e alkoolit është konfliktuar me policët duke i kërkuar që të ndërhyjnë ata vetë për të shuar flakët.
Ndërkohë që policia kishte njoftuar zjarrfikësen si dhe po kryente veprimet për sigurimin e vendit të ngjarjes,pasi po digjej makina tip Golf me targa AA 660 GO,në pronësi të të arrestuarit. “Makina është djegur në pjesën e përparme dhe shkak ka qenë fakti se drejtuesi i mjetit i ka dhënë makinës me frena dore. Gjithashtu,nga kontrolli që i’u bë me aparat Drager ka rezultuar se shtetasi i mësipërm kishte konsumuar pije alkoolike në masën 0.42 MG/L” informoi sot policia e Durrësit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Goditja për shkak të detyrës”parashikuar në nenin 237 të Kodit Penal.
Sigal