Durrës/ I moshuari gjendet i djegur dhe njërën këmbë të lidhur me tel

415
Një i moshuar është gjetur i djegur mbi një turr me dru të prera dhe me njërën këmbë të lidhur me tel. 80-vjeçari S.B., është gjetur i vdekur në kasollen pranë banesës së tij në lagjen nr. 10 në afërsi të shkollës “Hajdar Dushi”. Forcat e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi rrethanat janë të paqarta. Pranë trupit të pa jetë të të moshuarit që jetonte i vetëm pasi fëmijët e tij ndodhej jashtë vendit, është gjetur dhe një bombul gazi. Nga dyshimet e para besohet se kemi të bëjme me vetëvrasje.
Sigal