Durrës, humbasin në plazh dy vajza të mitura , gjenden pak orë më vonë

456
Dy vajza të vogla, 5 dhe 6-vjeçare, e para nga Kosova dhe e dyta nga Berati kanë humbur sot në plazhin e Durrësit, ndërsa janë gjetur pas pak orësh nga rojet bregdetare.
Fillimisht 5-vjeçarja Dea Krasniqi nga Kosova kishte humbur kontaktet me familjarët e saj, ndërsa është gjetur e vetme nga roja bregdetare dhe është dërguar në polici.
Më pas ka qenë 6-vjeçarja nga Berati, e cila ka humbur dhe për rreth 4 orë prindërit e alarmuar kanë bërë kërkime në sektorin Teuta. Pas denoncimit në polici, e mitura është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mire.
Sigal