Durrës/ Helmohen 40 turistë italianë, sapo kishin ardhur nga Saranda

610
Rreth 40 turistë italianë në Durrës kanë shfaqur shqetësime shëndetësore që dyshohet për ndonjë helmim. Shtetasi italianë janë në një hotel në qytetin e Durrësit, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit në ndihmë të tyre kanë shkuar 5 ambulanca të spitalit të Durrësit. 

Mësohet se turistët kanë ardhur në Durrës nga qyteti i Sarandës dhe dyshohet se janë helmuar në Sarandë. Turistët po vizitohen nga mjeket dhe infermierë të spitalit të Durrësit. Ata mbërritën dy orë më parë në këtë hotel në Durrës me të vjella dhe diarre.
Sigal