Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një rropaqepësi në Durrës, ndërsa burime bëjnë me dije se janë helmuar 40 gra, të cilat ishin punonjëse në këtë fabrikë.

Shumica e tyre janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore.

E gjithë urgjenca e Durrësit është mobilizuar për të sistemuar të helmuarat, pasi numri i atyre që i drejtohen spitalit sa vjen dhe shtohet.

Ende nuk dihen shkaqet e helmimit, ndërsa shumica prej grave janë paraqitur me marrje mendsh, kollë, dhe humbje ekuilibri.

Fillimisht gratë me shenja intoksikimi, sqarojnë mjekët do të trajtohen me serume dhe me medikamente të tjera.

Në rast komplikacioni do të dërgohen ne Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Për të zbuluar shkaqet disa prej pacienteve u është marrë gjaku për ekzaminim.

Kjo është një situatë e përsëritur në qytetin e Durrësit, pasi dhe pak muaj më parë snjë numër shumë i lartë punonëjsesh u helmuan në një tjetër biznes fasonerie.