Durrës, grabitet një pikë bastesh. Autorët vjedhin një milionë lekë

515
Sigal

DURRES – Një pikë bastesh në lagjen 13 të plazhit të Durrësit është bërë mbrëmjen e së enjtes objekt i një sulmi të dy grabitesve të armatosur dhe të maskuar.

Këta të fundit kanë qëlluar në ajër ndërsa nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin një shumë prej 100 mijë lekësh të reja.

Pasi kanë finalizuar me sukses misionin e tyre grabitësit e maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ndërkohë ka shoqëruar 11 persona lidhur me këtë ngjarje, ndërsa vijon hetimet intensive për zbardhjen e saj.

Blutë e Durrësit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të pikës së baseteve.