Durrës, grabitësit përleshen me 56-vjeçarin

413
Dy persona të paidentifikuar me skafandra motori dhe armë kanë tentuar që të grabisin një 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen Nr.13., në Durrës. Shtetasi A.A., 56 vjeç, kambist, ka qenë duke ecur i vetëm në rrugë.
Në vendin e quajtur “Sektori Hekurudha”, dy persona të paidentifikuar me një motor skuter blu, pa targa dhe me skafandra motori në kokë, kanë tentuar t’i vjedhin me armë shumën prej 140.000 lekëve, shtetasit A.A. 56 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit është përleshur me grabitësit e për pasojë ka pësuar dëmtime të lehta në trup.
Ai është dërguar në spital dhe pas mjekimit është larguar për në banesë. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material shuma prej 140.000 lekë; një fishek me kapsollë të pa goditur 9mm dhe një gëzhojë dhe një predhë 9mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me armë ”dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal