Durrës, godet me thikë 24 vjeçarin, prangoset autori

Një 47-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi plagosi me thikë një djalë të ri për një konflikt të çastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Adriatik Kokiçi 47 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 29.12.2017, në lagjen Nr.14 Durrës, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) në pjesën e gjoksit shtetasin R. A. 24 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.