Durrës, gjykata burg të përjetshëm për Verbofshin, dogji dy persona

505
DURRES – Burgim të përjetshëm ka dhënë Gjykata e Durrësit mesditën e sotme për Odise Verbofshin, i cili një vit më parë vrau dhe dogji në automjet dy persona pas prishjes së një pazari droge.
Relator i çështjes ishte gjyqtari, Shpëtim Epitaku, ndërsa i njëjti dënim u kërkua edhe nga prokuroi i çështjes, Drini Pali.
Odise Verbofshi akuzohet për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave, ndërsa mësohet se ai në gjykate e ka pranuar krimin.
Mbrëmjen e 20 shkurti, Odise Verbofshi, pas prishjes së pazarit të drogës nga vrarë në banesën e tij në Shkozet të Durrësit, Albert Kasallën, 34 vjeç dhe Shaban Babasin, 27 vjeç, nga Fushë-Kruja.
Më pas 33-vjeçari i ka marrë viktimat dhe i ka djegur në një automjet në zonën e ish-kënetës.
Odise Verbofshi ka tentuar të largohet nga vendi, por është arrestuar nga policia në një fshat të Bilishtit në banesën e familjarëve te gruas së tij. 
Sigal