Durrës, gjendet i vrarë pranë banesës së tij një 54-vjeçar

414
Në fshatin Shkallë të Durrësit është gjetur i vrarë pranë banesës së tij shtetasi Mirosh Djaloshi, 54 vjeç. Viktima u gjet nga familjarët e tij në oborrin e banesës. Ai ishte qëlluar me sende të forta në kokë dhe nuk i kishte mbijetuar plagëve të marra. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Janë shoqëruar disa persona për zbardhjen e vrasjes së 54-vjeçarit.
Sigal