Durrës, gjendet e djegur në shtëpi 89-vjeçarja

588
Një grua e moshuar në Durrës është gjetur e djegur në banesën e saj në lagjen nr.3.
Sipas informacioneve të policisë, viktima B.Sh., 89 vjeçe, dyshohet se mund të jetë djegur aksidentalisht.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.12.2017, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur e djegur, pa jetë, shtetasja B.Sh, vjeç 89, banuese në Durrës. Nga veprimet e kryera dyshohet se kjo shtetase mund të jetë djegur aksidentalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.
Sigal