Durrës – Dogji vajzën me ujë të nxehtë, arrestohet 45 vjeçari

427
Prëfundon arratia një javore e 45-vjeçarit në Durrës, i cili i hodhi ujë të nxehtë vajzës së tij të mitur.

Policia ka arrestuar Kujtim Xhurën, banues në Durrës për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00 të 1 marsit. Xhura në gjendje të dehur është konfliktuar me bashkëshorten e tij.

Adoleshentja me iniciale A.Xh ka tentuar të shpëtojë nënën nga kthetrat e të atit, kur është përvëluar në këmbë me ujë të nxehtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal