Durrës, dhunohet një 49-vjeçare : Nuk i përkas asnjë partie politike

423
Merjeme Agalliu, gruaja 49-vjeçare, e cila u dhunua nga një person i paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ka deklaruar në polici se nuk i përket asnjë partie politike.
Merjeme Agalliu 49 vjeçe, banuese në Durrës e shoqëruar nga bashkëshorti i saj ka njoftur në poli se në kohën kur po shkonte për në banesën e saj në lagjen Nr.6 Durrës një person i pa njohur i është afruar dhe pasi e ka kapur nga flokët e ka rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike.
Më tej e dëmtuara është larguar duke shkuar ne urgjencën e spitalit ku pasi ka marrë mjekime është larguar për në banesën e saj. Nga ana e saj Policia po punon për zbardhjen e plote të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e dënoi ashpër këtë ngjarje, ndërsa e cilësoi zonjën Agalliu si aktiviste të PD-së. Ai i bëri thirrje kandidatit Dako “të tërhiqet nga dhunimi i aktivistëve të PD-së”. 
Sigal