Durrës/ Dhunohet kirurgu në ambientet e urgjencës

410
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Durrësit, ku është ushtruar dhunë ndaj një mjeku. Mësohet se mjeku kirurg A. N. është dhunuar në ambientet e urgjencës nga dy persona. Sipas policisë, babai i autorit ndodhej në urgjencë për mjekim. Ndërkohë, autor i ngjarjes është shtetasi Adriatik Hoxha, ish-punonjës policie. Ndërsa, ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Policia ka sekuestruar pamjet, si dhe ka shoqëruar disa persona. Nga hetimet paraprake është bërë e ditur se shkak për ngjarjen është bërë fakti se mjeku i kishte kërkuar pacientit të blinte ilaçe jashtë.
Sigal