Durrës, bie zjarri në një vilë në plazh

533
Në një nga vilat në plazhit e Durrësit ka shpërthyer zjarri në mesditë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për shuarjen e flakëve. Zjarri ka rënë në katin e dytë të vilës.
Nuk ka persona të lënduar, pasi nuk ka pasur njeri në banesë në momentin e rënies së zjarrit.
Policia ka nisur hetimet.
Sigal