Durrës, arrestohet zv/drejtori i Hekurudhës për transportin e mallrave

545
Policia e Durrësit ka vënë në pranga zv/drejtorin e Hekurudhës për transportin e mallrave, pasi ndaj tij gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprës penale” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se Artur Mahmutaj, 35 vjeç, banues në Durrës, me detyrë zv/Drejtor i Hekurudhës për transportin e mallrave Tiranë-Shijak, kishte përshtatur një magazinë, e cila do të shërbente për të kultivuar bimë narkotike, me një teknologji të fundit.
“Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, më datë 10.01.2016, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
• Artur Mahmutaj, 35 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor i Hekurudhës për transportin e mallrave Tiranë-Shijak. Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr.644, datë 22.09.2015, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
Më datë 11.09.2015, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen Nr.15 në Durrës, nga ana e Specialistëve të Seksionit për Narkotikët, u ushtrua kontroll në një magazinë në punime e sipër, në pronësi të shtetasit Artur Mahmutaj, e cila shërbente si ambient për të kultivuar bimë narkotike me një teknologji të fundit.
Nga kontrolli iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.
Sigal