Durrës, arrestohet për armëmbajtje pa leje 27-vjeçari

424
Mbante armë në banesë, arrestohet 27-vjeçari Lorenc Qehaj, banues në Shijak. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e administruar nga i riu në lagjen Nr 8., Durrës, janë gjetur dy automatikë model 56, kalibri 7.62; 41 fishekë pistolete kalibri 9 mm dhe 58 fishekë automatiku kalibri 7.62 mm.
Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal