Durrës, arrestohen 6 persona të kërkuar nga Interpoli

479
Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin e 6 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krijim organizate kriminale dhe trafik droge.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ricarica 2013” të akuzuar veprat penale “Krijimi i organizatave kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” u vunë në pranga Kastriot Dyrmishi 32 vjeç, Artur Tepshi 49 vjeç, Edmond Tepshi 52 vjeç, Laert Teneqexhi 25 vjeç, Guido Tepshi 24 vjeç dhe Luan Tepshi 46 vjeç, që të gjithë me banim në Durrës.
Ata u ndaluan nga sektori për narkotikët në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Tiranë dhe Zyrën e Interpol. Në ngarkim të tyre Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar urdhër arresti.
Sigal