Durrës/ “Arrest me burg” për vrasësit me pagesë, gjatë seancës kërcënojnë gazetarët

438
Tre të arrestuarit në Durrës si vrasës me pagesë kanë dalë para trupit gjykues për të njohur masën e sigurisë.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurise.
Në përfundim gjykata vendosi “arrest me burg” për të tre të arrestuarit; Dritan Nikolli, Bruno Shehu dhe Gazmend Dervishi.
Ky i fundit kërcënoi edhe gazetarët në sallë, që të mos e filmonin. Në sallë nuk është lejuar asnjë prej familjarëve të tyre. Asnjë prej tre të akuzuarve nuk kishin pajtuar një avokat. Ata u mbrojtën me avokat kryesisht të përcaktuar nga gjykata.
Ndaj tyre rëndon akuza “ vrasje në tentativë”, “vrasje në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Të tre këta persona po planifikonin vrasjen e një personi në Manzë të Durrësit.
Ata ishin paguar me një shumë prej 10 mijë eurosh. Policia arriti në kohë të parandalonte atentatin.
Sigal