Durrës, aksion në lokalet e natës, shoqërohen 6 balerina

479
Pronari i një lokali në qytetin e Durrësi është arrestuar nga policia pasi i është gjetur në ambientet e brendshme një sasi kokaine. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Behar Fjolla, 28 vjeç nga Tirana. Gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar nga policia në ambientet e lokalit të 28-vjeçarit është gjetur një sasi prej 20 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në disa doza.
Sipas policisë, Fjolla është person me precedentë për përshtatje të lokaleve për përdorim droge. Ndërkohë, gjatë aksionit janë shoqëruar 14 persona të tjerë për verifikim, përfshirë këtu edhe 6 balerina. Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Sigal