Sigal

Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para për aksidentin e mbrëmjes së sotme, me pasojë dy të vdekur.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se pak minuta më parë në lagjen nr. 17/1 në Durrës, një person 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy gra, këmbësore, vjehrrë dhe nuse, Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sadije Cufaj 38 vjeçe.

Dy personat, këmbësorë, janë përplasur për vdekje nga një makinë tip BMW me targa AA 835 BD.

Informacion paraprak

Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 në Durrës, një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burrë e një grua).

Shtetaset e aksidentuara me pasojë vdekjen në aksidentin e ndodhur në lagjen Nr. 17/1 janë  B. C., 56 vjeçe dhe S. C., 38 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.