Sigal

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Durrësit, ku një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur  në aksin Plepa-Shkozet, te mbikalimi i Serave, ku shtetasi K.Y., vjeç 62, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues E.B., vjeç 37, banues në Tiranë, ku ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas njoftimit të policisë, 62-vjeçari nga Durrësi ka vdekur më pas në spital dhe pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.