Dukagjin, vritet me kallashnikov çifti i turistëve çekë, policia shoqëron 20 persona

575
Ka përfunduar në tragjedi, udhëtimi i një çifti çek drejt pikës turistike të Thethit.
Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, e premte 3 korrik në fshatin Prekal të Dukagjinit, ndërsa udhëtonin me një fuoristradë “ Nisan”me targa 4P89798.
Sipas policisë informacioni është marra nëpërmjet një telefonate nga një shtetas, sipas të cilit në vendin e quajtur fshati Prekal komuna Postrribe në rruge kryesore është një mjet me dy shtetas te huaj (Çek) një djalë dhe një vajzë të vrarë me armë zjarri automatik.
Po sipas të njëjatave burime në automjet është gjetur një armë automatik , jashtë automjetit është gjetur një krehër rreth 30 m larg, 2 gezhoja rreth 10 m nga kreheri.
Në njoftimin paraprak të policisë thuhet se ka dyshime se një nga autorët e vrasjes mund të ketë qenë duke udhëtuar me viktimat.
Në drejtim të vendngjarjes shkuan edhe drejtorët e përgjithshëm të policisë Ardian Çipa dhe Altin Qato si dhe grupet e FNSH ku filloi krehja e gjithe zonës.
Policia ka shoqëruar 20 persona nga zona e Thethit

Një nga pistat e hetimit eshte grabitja
Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen bën me dije se bëhet fjalë për një grabitje.Sipas bluve çifti i turistëve janë grabitur, më pas qëlluar me kallashnikov.
Për të fshehur gjurmët, grabitësit kanë hedhur në humnerë makinën nga 15 metra lartësi. Kjo ishte edhe arsyeja që fillimisht ngjarja e rëndë u raportua si aksident.
Blutë mësohet se kanë gjetur në vengjarje gëzhoja të automatikut, ndërkohë që edhe vetë banorët e zonës deklarojnë se kanë dëgjuar të shtëna, për të cilat kanë lajmëruar dhe policinë.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë.
Sigal