Dukagjin, vriten me kallashnikovë 2 turistë çekë, më pas hidhen me gjithë makinë në humnerë

488
Ka përfunduar në tragjedi, udhëtimi i një çifti çek drejt pikës turistike të Thethit.
Burrë dhe grua, identiteti i të cilëve nuk dihet ende janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Prekal të Dukagjinit, ndërsa udhëtonin me një fuoristradë “ Nisan”me targa 4P89798.
Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen bën me dije se bëhet fjalë për një grabitje. Sipas bluve çifti i turistëve janë grabitur, më pas qëlluar me kallashnikov.
Për të fshehur gjurmët, grabitësit kanë hedhur në humnerë makinën nga 15 metra lartësi. Kjo ishte edhe arsyeja që fillimisht ngjarja e rëndë u raportua si aksident.
Blutë mësohet se kanë gjetur në vengjarje gëzhoja të automatikut, ndërkohë që edhe vetë banorët e zonës deklarojnë se kanë dëgjuar të shtëna, për të cilat kanë lajmëruar dhe policinë.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë.
Sigal