Dukagjin/ Asgjësohen mbi 42 mijë rrënjë kanabis

487
Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se ka përfunduar ditën e dytë të aksionit antikanabis në zonën e Dukagjinit. Përmes një njoftimi për shtyp, autoritetet policore bëjnë me dije se janë asgjësuar mbi 140 parcela me rreth 42.600 bimë narkotike. Ndërsa në total, përfshirë ditën e djeshme, janë asgjësuar mbi 74 mijë e 200 bimë. Aksioni është shtrirë në fshatrat Pult, Kasnec, Mgullë, Xhan, Pog, Plan, Gjurë, etj, saktësojnë më tej burimet. Ato shtojnë se në fshatin Xhan u arrestua shtetasi Lazër Kaptanaj nën akuzën e kultivimit të narkotikëve. Në këtë operacion, gjatë të cilit nuk është shënuar asnjë incident, janë angazhuar rreth 400 forca të policisë, të RENEA-s dhe FNSH-së, në dispozicion të të cilave kanë qenë 60 autoblinda. 
Sigal