Drogë tek të rinjtë, policia zbulon 55-vjeçarin shqiptar që shpërndante kokainë

112
Konsiderohej si pikë referimi për shpërndarjen e kokainës në territorin e Valle Umbra Jug. Për këtë arsye një 55-vjeçar shqiptar, rezident në Trevi është vënë në pranga dje nga karabinierët e stacionit lokal.
Shqiptari ka përfunduar në pranga në fund të një hetimi të detajuar të nisur që në vjeshtë, kur karabinierët e Trevit, të koordinuar nga Kompania e Folignos, kishin nisur një sërë kontrollesh që synonin luftimin e përdorimit të drogës dhe abuzimit me alkoolin nga të rinjtë në zonë, shkruajnë mediat lokale.
Falë informatave të marra, ata arritën të fokusohen tek 55-vjeçari dhe të dokumentojnë aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogës tek subjekte të ndryshëm që vinin nga Bashkitë Spoleto, Foligno dhe Trevi.

U zbuluan kështu prova të dobishme për të marrë lejen nga gjykata për hetimet dhe për urdhrin e arrestit. 55-vjeçari është vendosur në arrest shtëpiak në banesën e tij në Trevi duke i dhënë fund aktivitetit të tij ilegal të shpërndarjes së drogës.