Drogë në të brendshme për t’ia dhënë burrit në burg, arrestohet

508
Policia e Lezhës arrestoi të mërkurën 23 vjeçaren, Xhimileta Medja, teksa tentoi t’i fusë të shoqit drogë në burg.
Sipas policisë, 23 vjeçarja banuese në lagjen “Skenderbej”, në orën 12:35 të 4 nëntorit është kapur në flagrancë në ambjentet e brendshme të I.E.V.Penale Shenkollë me një sasi prej 15 gr kanabis, të cilën e kishte fshehur në veshjet e brendshme intime dhe po tentonte t’ia jepte burrit të saj në burg.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje narkotike”.
Sigal